Trump urdhëron shkarkime në NASA, 23 shkencëtarë, përfshirë ekspertin për klimën, humbasin vendet e punës

NASA ka njoftuar një valë shkarkimesh nga puna, duke përfshirë shkencëtarin kryesor, si pjesë e shkurtimeve drastike të shpenzimeve federale të kërkuara nga Donald Trump. Në këtë fazë të parë, janë pushuar nga puna 23 punonjës, përfshirë Catherine Calvin, kryeshkencëtaren dhe këshilltaren e lartë për klimën, e cila kontribuoi në raporte të rëndësishme të OKB-së për klimën.

Shkurtimet e bëra nga NASA janë pjesë e procesit të njohur si “RIF” për reduktimin e stafit, dhe agjencia ofron mundësinë e një programi pensioni të parakohshëm për punonjësit që kanë të drejtë. Shkurtimet janë kërkuar nga administrata Trump dhe lidhen me një reduktim të madh të shpenzimeve federale, ndërsa NASA ka qenë ndër agjencitë e pakta që ka shmangur shkurtimet drastike falë ndërhyrjes së miliarderit Jared Isaacman.

Ky veprim vjen pas një sere njoftimesh nga Trump për shkurtime në sektorët shkencorë, përfshirë fushat e klimës dhe shëndetit. NASA, e cila luan një rol kyç në kërkimin për klimën dhe operon satelitë për vëzhgimin e Tokës, do të vazhdojë të ofrojë të dhëna për shkencëtarët dhe publikun.