Trump tregon bisedën me Putinin: Më ofroi ndihmë për Iranin, por unë i kërkova…
Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar detaje nga një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, e cila është zhvilluar në kulmin e tensioneve me Iranin. Gjatë një deklarate për gazetarët në bordin e avionit presidencial Air Force One, Trump tha se Putin i kishte ofruar ndihmë për situatën me Iranin, por ai ia kishte kthyer me një përgjigje të prerë.
“Vladimir (Putin) më telefonoi dhe më pyeti nëse kisha nevojë për ndihmë me Iranin. Unë i thashë: ‘Nuk kam nevojë për ndihmë me Iranin, kam nevojë për ndihmë me ty për Ukrainën’,” deklaroi Trump.
Presidenti amerikan shtoi se është i angazhuar për të arritur një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës në Ukrainë dhe nënvizoi se dialogu i drejtpërdrejtë me liderin rus mbetet një nga elementët kyç për të çuar përpara përpjekjet për paqe.