Trump sulmon mediat amerikane: Thanë se sulmi me B-2 nuk i shkatërroi impiantet bërthamore. Janë fake news, zero besueshmëri
Presidenti Donald Trump ka shpërthyer me akuza ndaj mediave amerikane, të cilat sipas tij po përhapin lajme të rreme lidhur me efektet e sulmeve ajrore amerikane ndaj impiantëve bërthamorë të Iranit.
Në një deklaratë të bërë përmes platformës Truth Social, Trump tha:
“Faqet që ne goditëm në Iran u shkatërruan plotësisht dhe të gjithë e dinë këtë. Vetëm Lajmet e rreme do të thoshin diçka të ndryshme në mënyrë që të përpiqeshin të poshtëronin sa më shumë që të ishte e mundur – dhe madje edhe ata thonë se ishin ‘shumë mirë të shkatërruara!’”.
Trump akuzoi gazetarë dhe drejtues të mediave si Allison Cooper të CNN, Brian L. Roberts të NBC/Concast, dhe Jonny Karl të ABC për përhapje të qëllimshme të dezinformatave. Ai shtoi:
“Nuk mbaron kurrë me mashtruesit në media, dhe kjo është arsyeja pse shikueshmëria e tyre është në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave – ZERO BESUESHMËRI!”.