Trump shtyn vendosjen e tarifave 50% me BE deri në korrik
Do të shtyhet vendosja e tarifave prej 50% që hyjnë në SHBA nga Bashkimi Europian kështu ka lajmëruar Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Shtyrja është deri në korrik të vitit 2025. Vendimi vjen pas deklaratës së presidentes së KE, Ursula Von der Leyen, e cila tha se kishte biseduar me Trump për një afat deri në korrik për të arritur një marrëveshje të mrië tregtare dypalëshe. Të premten e kaluar Trump tha se do të vendoste tarifa prej 50% duke filluar nga 1 qershori, pas deklaratave të liderëve europianë se do të kundërpërgjigjeshin me tarifa.
Presidenti amerikan, në komentet në platformën e tij “Truth Social”, kishte ringjallur frikën e të premtes së kaluar për një luftë tregtare midis dy fuqive, kur tha se bisedimet “nuk po çojnë askund” dhe se blloku ishte “shumë i vështirë për t’u përballuar”.
Trump u tha mediave në Morristoën, Neë Jersey, të dielën se znj. Von der Leyen “sapo më telefonoi… dhe kërkoi një zgjatje të afatit të 1 qershorit. Dhe tha se dëshiron të fillojë negociata serioze”.