Trump shtyn nisjen për në samitin e NATO-s
Presidenti amerikan Donald Trump e ka shtyrë nisjen e tij për në samitin e NATO-s në Amsterdam, i planifikuar për 24 dhe 25 qershor, deri të martën.
Fillimisht, Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar se Trump do të nisej të hënën, por axhenda e tij për atë ditë përfshin një takim me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Sipas disa mediave amerikane, përfshirë NewsNation, vendimi për shtyrjen e udhëtimit ndoshta lidhet me situatën e tensionuar në Iran, megjithëse ende nuk ka konfirmim zyrtar të arsyeve të plota të vonesës.
Burime nga Shtëpia e Bardhë kanë konfirmuar se Trump do të udhëtojë të martën për të marrë pjesë në takimin e rëndësishëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut.