Trump riorganizon administratën! Ja me kë do të zëvendësohet Këshilltari i Sigurisë Kombëtare!

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka njoftuar riorganizime në administratën e Shtëpisë së Bardhë.

Konkretisht, përmes një postimi në Truth Social, ai deklaroi se Marco Rubio – Sekretari aktual i Shtetit – do të shërbejë që tani e tutje si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, ndërsa Mike Waltz do të bëhet ambasadori i ardhshëm i SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

Kujtojmë se këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, Mike Waltz dhe zëvendësi i tij, Alex Wong, lanë sot postet e tyre, sipas Reuters.

Lidhur me këtë Trump u shpreh:

“Kam kënaqësinë të njoftoj se do ta caktoj Mike Waltz si Ambasadorin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara.

“Nga shërbimi i tij në uniformë në fushën e betejës, në Kongres dhe si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz ka punuar shumë për t’i vënë interesat e Kombit tonë në vend të parë”, shkroi Trump.

“E di që ai do të bëjë të njëjtën gjë në rolin e tij të ri. Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të shërbejë si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, ndërkohë që do të vazhdojë udhëheqjen e tij të fortë në Departamentin e Shtetit. Së bashku, ne do të vazhdojmë të luftojmë pa u lodhur për ta bërë Amerikën dhe botën PËRSËRI TË SIGURTA. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! “, vazhdon postimi.