Trump nuk përjashton mundësinë që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA: Kurrë mos thuaj kurrë!
Një deklaratë e kryeministrit të Kanadasë, Mark Carney, ka rikthyer vëmendjen te raportet mes dy vendeve fqinje, pasi ai u shpreh se “Kanadaja nuk do të bëhet kurrë shteti i 51-të i SHBA-së”. Megjithatë, presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një përgjigje surprizuese, duke mos përjashtuar krejtësisht një mundësi të tillë në të ardhmen.
“Vetëm koha do ta tregojë,” – tha Trump, duke shtuar se “kurrë mos thuaj kurrë”, duke lënë të hapur një dritare spekulimesh për një perspektivë të largët që, deri më tani, është konsideruar e pamendueshme në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Kryeministri kanadez Carney, gjatë një takimi zyrtar me presidentin Trump, u shpreh se pikëpamja e Kanadasë për të mos u bërë pjesë e SHBA-së është e pandryshueshme. Ai theksoi se Kanadaja është “klienti më i madh i Shteteve të Bashkuara” dhe se “nuk ka asgjë që mund ta detyrojë SHBA-në të heqë tarifat ndaj nesh. Ky është një diskutim më i madh që kërkon kohë dhe bisedime serioze”.
Nga ana tjetër, Trump vlerësoi marrëdhëniet ekonomike me Kanadanë, veçanërisht sektorin automobilistik që sipas tij është “i jashtëzakonshëm”. Presidenti shtoi gjithashtu se SHBA-të “do ta mbrojnë gjithmonë Kanadanë” dhe se kjo “nuk është çështje parash”.