Trump krahasoi sulmet ndaj Iranit me bombat atomike në Hiroshima, kryebashkiaku: Nuk e kupton tmerrin e bombës atomike

Deklarata e presidentit amerikan Donald Trump, i cili krahasoi sulmet ajrore ndaj objekteve bërthamore iraniane me hedhjen e bombave atomike në Hiroshima dhe Nagasaki gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka shkaktuar reagime të ashpra në Japoni, veçanërisht në Hiroshima.

Kryebashkiaku i qytetit, Kazumi Matsui, i bëri thirrje Trumpit të vizitojë Hiroshima për të kuptuar në thellësi pasojat e katastrofës bërthamore dhe të ndjejë përvojën e qytetit që mbart ende traumën e tmerrit të vitit 1945. Ai tha se presidenti “nuk e kupton se çfarë do të thotë një bombë atomike” që merr jetën e civilëve të pafajshëm dhe kërcënon mbijetesën njerëzore.

Më 6 gusht dhe 9 gusht 1945, SHBA hodhën bombat atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, duke shkaktuar vdekjen e qindra mijëra civilëve dhe duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.

Trump gjatë samitit të NATO-s në Hagë tha se “nuk donte të përdorte shembullin e Hiroshimës dhe Nagasakit, por në thelb ishte e njëjta gjë” dhe se sulmet ndaj Iranit “i dhanë fund luftës.”