Donald Trump zbuloi, në një postim në platformën Truth Social, se ai ka folur me Vladimir Putin të enjten.
Pak orë pas deklaratave të Dmitry Peskov për takimin e presidentit rus me Steve Witkoff, presidenti amerikan theksoi se ai vetë kishte kontaktuar me Putinin dhe i kishte kërkuar që të mos lejonte ushtarët rusë të sulmonin ukrainasit që i kanë rrethuar.
“Ne patëm diskutime shumë të mira dhe produktive me presidentin rus Vladimir Putin dje dhe ka një shans shumë të mirë që kjo luftë e tmerrshme, e përgjakshme të përfundojë përfundimisht.Por tani për tani, mijëra ushtarë ukrainas janë të rrethuar plotësisht nga ushtria ruse, në një pozicion shumë të keq dhe të cenueshëm. I kërkova me forcë presidentit Putin që t’ua kursejë jetën. Kjo do të ishte një masakër e tmerrshme, të ngjashme me të cilat nuk janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Zoti i bekoftë të gjithë!”, ka shkruar Donald Trump në postimin e tij.