Trump i heq aksesin në informacionet e klasifikuara ish-sekretarit Blinken: Është djalë i keq

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, ka vendosur t’i heqë aksesin në informacionet e klasifikuara ish-sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, si dhe Jake Sullivan, ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare.

Sipas gazetës New York Post, Trump e ka përshkruar Blinken si “djalë i keq”, duke urdhëruar: “Hiqjani lejet”.

Ky vendim vjen pak kohë pasi Trump njoftoi se kishte hequr autorizimin e sigurisë edhe për presidentin aktual Joe Biden, duke i ndaluar aksesin në informacionet e përditshme të inteligjencës.

Në të njëjtën kohë, Trump ka hequr autorizimet e sigurisë edhe për prokuroren e përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, dhe prokurorin e Qarkut të Manhattanit, Alvin Bragg. Të dy këta zyrtarë kanë qenë në krye të çështjeve ligjore kundër tij.