Trump “humb” durimin: Ukraina dhe Rusia duhet të ndalin luftën!

Presidenti amerikan deklaroi se Rusia dhe Ukraina “duan paqe” dhe u bëri thirrje që të “ulen në tryezë” e bisedimeve për të përfunduar luftën.

“Po presim prej shumë kohësh, ata duhet të ulen në tryezë, dhe unë mendoj se do të arrihet paqja”, tha ai.

I pyetur për një afat kohor për arritjen e një marrëveshjeje, Trump shtoi se “unë kam afatin tim”.

“Po them që mund të shpëtojmë mijëra njerëz, dhe nuk më pëlqen që po zgjat kaq shumë. Por, mendoj se të dyja palët duan të bëjnë paqe. E besoj këtë, edhe pse ka shumë urrejtje”, deklaroi 78-vjeçari.

Trump ka kritikuar presidentin rus, Vladimir Putin pas sulmeve të fuqishme në Kiev të Ukrainës, ku mbetën të vdekur të paktën 12 persona.

Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta material