Troshani dhe Sakiçaj përballen me masë të re sigurie për ngjarjen e Dobraçit

Izmir Sakiçaj dhe Samuel Troshani, të cilët ndodhen në burgun e Reçit pasi u vetëdorëzuan disa javë më parë, do të përballen me një masë të re sigurie në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në lagjen Dobraç të Shkodrës.

Dy të dyshuarit ishin shpallur në kërkim për dhunën ndaj Vladimir Bruçit, por pas vetëdorëzimit të tyre, ata janë në burg, ku tashmë pritet t’u komunikohet edhe masa e re në kuadër të hetimeve për Dobraçin.
Kujtojmë se në masakrën në Dobraç më 30 tetor, humbën jetën katër persona, mes tyre dy qytetarë të pafajshëm, çifti Flutura dhe Bashkim Basha.

Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshani, dy prej të dyshuarve në lidhje me atentatin, ndodhen në burgun e Reçit, dhe do u komunikohet mase e re për masakrën e Dobraçit, pasi dy të rinjtë u vetëdorëzuan në polici për një tjetër vepër penale që akuzoheshin. Ndërkohë dy të dyshuarit e tjerë nuk janë gjetur ende.

Prokuroria e Shkodrës ka shpallur moskompetencën, duke ia kaluar dosjen Prokurorisë së Posçme (SPAK), për shkak se ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.