Tropojë/ Vritet 43-vjeçari në lokal, policia në kërkim të autorit (EMRAT)
Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi Flordian Mulaj rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasin Artur Dauti, rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Autori me viktimën nuk kanë pasur probleme te mëparshme.
Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.