‘Tropoja mbështet Çlirimtarët’, qytetarë shqiptarë pjesë në marshimin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Me pankarta në duar dhe thirrje për liri, mijëra qytetarë të Kosovës marshuar në shenjë solidariteti  në Prishtinë, në mbështetje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-drejtuesve të saj.

Me pankarta ku shkruhej “Liria ka emër”, “Nuk mund të gjykoni UÇK-në në emër të popullit, sepse UÇK është vetë popullo”, “Të gjithë ata që harrojnë të kaluarën e tyre janë të dënuar ta rijetojnë atë”, qytetarët bënë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Marshimi për drejtësi mblodhi bashkë gjithë skenën politike, shoqërinë civile, personalitete të ndryshme e bashkësi fetare.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen me pretendimin për krime lufte dhe ndodhen  në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

Për të mbështetur ish krerët e UÇK-së kanë qënë edhe qytetarë nga Shqipëria.

Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare “Liria ka emër”, ku edhe kanë publikuar një fotografi të qytetarëve nga vendi ynë.