Trondritet Vlora! Vritet me armë zjarri roja i objektit, Renato Hoxhaj
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.
Rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë banesës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi Renato Hoxhaj, 58 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ai është vrarë me armë zjarri.
Viktima ishte i punësuar si roje në një objekt në ndërtim afër banesës së tij.
Njoftimi i Policisë
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi R. H., 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.