Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lezhës mbrëmjen e së shtunës, ku një i ri 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrethana që dyshohet të jenë vetëvrasje.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ish-SMT të qytetit dhe ka shkaktuar trishtim në komunitet.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:10, në lagjen ish-SMT, Lezhë, në banesën e tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, shtetasi H. B., rreth 28-vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ