Një sasi lënde plasëse është hedhur në taracën e një lokali në Velipojë.
Raportohet se nga shpërthimi në lokalin në fshatin “Rrjoll” ka pasur vetëm dëme materiale.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
“Rreth orës 03:45, në fshatin “Rrjoll”, Velipojë, në taracën e lokalit të shtetasit A. D., 35 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ