Tronditet Shkodra/ Të shtëna me armë zjarri, ja çfarë dyshohet

Qyteti i Shkodrës është tronditur pak minuta më parë pasi raportohen disa të shtëna me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e fermentimit, ndërsa autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje.

Sakaq, dyshohet se arma është shkrepur në ajër dhe nuk ka të plagosur ose të dëmtuar.