Tronditet Shkodra! Shpërthim me tritol në një makinë

Qyteti i Shkodrës është tronditur mëngjesin e sotëm pas një shpërthimi të fuqishëm me tritol. Lënda plasëse ishte vendosur në një automjet të parkuar. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus në orët e para të mëngjesit.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.