TRONDITET Gjermania, shqiptari MASAKRON për vdekje ish-gruan në sy të…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Gjermani, ku një shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka vrarë ish-gruan e tij me thikë në prani të tre fëmijëve të mitur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Dortmundit, ku viktima, një 28-vjeçare shqiptare, ka humbur jetën pas disa goditjeve me thikë nga ish-bashkëshorti i saj 33-vjeçar.

Autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi A.Xh., me origjinë nga Shkupi, ndërsa viktima është shtetasja S.Xh., me origjinë nga Gostivari.

Dëshmitari raporton se fëmijët e çiftit, përkatësisht të moshave 3, 4 dhe 6 vjeç, kanë qenë dëshmitar të krimit makabër dhe më pas kanë kërkuar ndihmë nga fqinjët duke trokitur në dyert e tyre pas ngjarjes.

28-vjeçarja mbeti e plagosur rëndë dhe u dërgua në spital pasi fqinjët lajmëruan policinë dhe ambulancën.

Fatkeqësisht, ajo nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve të marra nga goditjet me thikë duke ndërruar jetë në spital.

Pas kryerjes së krimit, autori ka tentuar të largohet drejt Maqedonisë, por është arrestuar nga policia gjermane në afërsi të Nurembergut.

Sipas policisë dhe prokurorisë, ndaj tij po hetohet për vrasje me dashje, ndërsa autoritetet po analizojnë motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Sipas dëshmitarit i cili e njeh personalisht familjen, 33-vjeçari njihej për dhunën që ka ushtruar ndaj viktimës dhe kjo e fundit ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtjeje.

Check Also

Abuzoi me fondet dhe punësoi të fejuarat e djemve të tij, dërgohet në gjyq ish-Presidenti i Urdhrit të Stomatologut

Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Nikoll Dedën, akuzohet për shpërdorim detyre. Ish-kreu i Urdhrit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *