Tronditet “Buckingham Palace”/ Kate dhe William drejt divorcit ?!
Një lajm tronditës po qarkullon në mediat britanike ,për anëtarët e familjes mbretërore. Bëhet fjalë pikërisht për Princin dhe Princeshën e Uellsit,William dhe Kate.
Mes thashethemeve se princi William dhe Kate Middleton po divorcohen për shkak të një tradhëtie të kryer nga trashëgimtari i kurorës britanike, media ka raportuar se çifti tashmë ka caktuar një datë për ndarjen e tyre zyrtare.
Prej disa javësh po flitet për lidhjen e mundshme që princi William ka me Rose Hanbury.E njëjta grua me të cilën ai u pa në mënyrë komprometuese në vitin 2019.
Sipas medias britanike, princesha e Uellsit pritet të shpallë divorcin e saj nga princi William vetëm pak ditë para kurorëzimit zyrtar të mbretit Charles III si monarku i ri dhe legjitim i Britanisë së Madhe.
Data e planifikuar për këtë ngjarje historike, e cila nuk festohet prej më shumë se 70 vitesh, është 6 maji. Skandali i ndarjes mes mbretërve të ardhshëm nuk është e vetmja çështje e diskutueshme që po përjetojnë mbretërit, “lufta e tyre” me princin Harry dhe Meghan Markle, duka dhe dukesha e Sussex-it, gjithashtu vazhdon të nxisë debat në rrjetet sociale.