Tronditëse në Gjermani! Vriten tre persona në qytezën Weitefeld, policia ende në kërkim të autorit
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Gjermani, ku tre persona janë gjetur të vdekur në qytezën Weitefeld, në rajonin perëndimor të Westerwald. Policia ende nuk ka të qartë nëse ka një apo më shumë autorë të dyshuar për këtë vrasje makabre.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 3:45, kur autoritetet morën një telefonatë urgjente dhe u dërguan në vendngjarje, ku gjetën tre trupa të pajetë. Zëdhënësi i policisë, Jürgen Fachinger, tha: “Kur arritëm në vend, një person u largua nga vendi i ngjarjes. Ky është personi që po kërkojmë ende.”
Në lidhje me hetimet, policia ka nisur kontrolle të automjeteve që hyjnë dhe dalin nga qyteza, ndërkohë që një helikopter policie është angazhuar në kërkim. Po ashtu, patrullimet në zonat përreth po vazhdojnë intensivisht.
Qyteza Weitefeld është një fshat me rreth 2200 banorë, pjesë e komunës Daaden-Herdorf. Autoritetet po përpiqen të zbardhin motivin e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe të identifikojnë personin ose personat përgjegjës.