Trishtim, dhunë dhe ofendime/ Skandalet në familjet mbretërore!

Elia…. Një shpirt i lirë, bija e një artistje të madhe shqiptare, dikur anëtare e familjes mbretërore, sot pjesë e portaleve si një Elia tjetër, një femër e vrarë, e zhgënjyer dhe e lënduar. Asnjë femër se meriton të jetë e tillë qoftë edhe për një minutë.

Divorci nuk lëndon më shumë se bashkëjetesa me një njeri ‘Princ’ në naivitetin e tij, edhe pse pjesë e familjes mbretërore. Një princ, një baba, një ish-bashkëshort kurrësesi nuk mund të publikonte ato pamje për konsum mediatik dhe aq më tepër të viktimizohet, para një femre që ka jetuar me të vite me radhë, apo të një burri të thinjur, gjyshi i fëmijës së tij.

Një fëmijë lindi në familjen mbretërore por do rritet me trishtim duke kujtuar dhunë në familje, dhe nuk do jetë më i lumtur se ai që lind në një familje jo famose pa shumë pasuri por me harmoni të plotë….