Reperi Viktor Palokaj, i njohur me emrin e artit si “Unikatili”, ka reaguar për herë të parë për ndarjen nga jeta të vëllait të tij, Mentor Palokaj, i cili u gjet i vdekur në një banesë në Prishtinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Unikatili i ka kushtuar dedikim të ndjerë të vëllait, ndërsa shpreh edhe dhimbjen e madhe për humbjen e tij.
“Ty që t’kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun ma të mirë. Ti m’dashte ma shumë se veten, e edhe unë ty njëjtë”, ka shkruar ai, ndërsa ka publikaur edhe disa foto me të vëllain e ndjerë, mes të cilave dhe një fotot kur ata kanë qenë fëmijë.
Unikatili shkruan po ashtu se nuk ka qenë pranë të vëllait në momente e fundit të tij të jetës, pasi ai ka kërkuar që të mos e njoftojnë.

Siç raportojnë mediat kosovare, ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë. Policia e Kosovës njoftoi se vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor në vendngjarje, por shkaku ende mbetet mister.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, tha më herët zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlora Ahmeti për mediat.
View this post on Instagram