Një aksident u regjistrua në Suedinë jugperëndimore ku një tren doli nga shinat dhe u përplas me një piceri. Sipas raportimeve paraprake, të paktën shtatë persona mbetën të plagosur dhe u dërguan në një spital të zonës.
Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e Kungsportsavenyn-it e Vasagatan-it në Göteborg, në bregdetin perëndimor të vendit. Policia, ekipet e urgjencës me autoambulanca, si edhe nga Göteborg Tramways kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit.
Një pjesë e gjerë e zonës është rrethuar e po kryhen hetime në lidhje me shkakun e aksidentit.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ