Tre atentatet e bujshme që tronditën Amerikën, Presidenti Donald Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për deklasifikimin e dokumenteve
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv historik për deklasifikimin e dokumenteve që lidhen me tre nga atentatet më tronditëse në historinë amerikane.
Dokumentet në fjalë përfshijnë informacion mbi vrasjen e ish-presidentit John F. Kennedy, atentatin ndaj vëllait të tij, Robert Kennedy, dhe atë ndaj liderit të të drejtave civile, Martin Luther King Jr.
“Shumë njerëz kanë pritur për këtë moment prej dekadash. Gjithçka do të zbulohet,” tha Trump gjatë deklaratës së tij, duke theksuar rëndësinë e transparencës për çështje që kanë tronditur thellë kombin amerikan.
Kjo lëvizje pritet të hedhë dritë mbi misteret që kanë rrethuar këto ngjarje historike, të cilat kanë qenë subjekt i teorive të panumërta konspirative.