Britania do të rishqyrtojë statusit “terrorist” për grupin rebel në Siri që rrëzoi dje regjimin e ish-presidentit sirian Bashar al Assad, i cili strehohet tashmë në Rusi bashkë me familjen e tij.
“Qeveria britanike do të marrë në konsideratë përcaktimin e rebelëve sirianë si një organizatë terroriste”, tha ministri i Zyrës së Kabinetit britanik, Pat McFadden për Sky News.
McFadden tha se një vendim i tillë nuk është marrë ende nga qeveria britanike, por është një opsion dhe mund të merret në konsideratë që t’i hiqet etiketimi si “organizatë terroriste”.
I pyetur nëse Mbretëria e Bashkuar do të shikojë përsëri ndalimin, McFadden tha: “Ne do ta konsiderojmë këtë dhe mendoj se do të varet pjesërisht nga ajo që do të ndodhë në lidhje me mënyrën se si ai grup sillet tani. Por ne nuk kemi marrë ndonjë vendim për këtë gjatë fundjavës.”