Transferimi i emigrantëve në Shqipëri, Këshilli i ministrave në Itali i jep dritën jeshile marrëveshjes Rama-Meloni

Këshilli i ministrave në Itali i dha dritën jeshile marrëveshjes mes kryeministres Giorgia Meloni dhe homologut të saj shqiptar Edi Rama për transferimin e emigrantëve në Shëngjin.

Palazzo Chigi në fakt ka dhënë miratimin e tij për projektligjin që ratifikon marrëveshjen e lidhur mes liderëve të dy vendeve.

Projektligji përcakton mbulimin financiar dhe rregullat e para të zbatimit të planit.

 

Protokolli i prezantuar nga dy krerët e qeverive, Giorgia Meloni dhe Edi Rama, parashikon krijimin e strukturave në Shqipëri për të mirëpritur emigrantët që kanë zbarkuar në brigjet italiane.