Trajneri i Vllaznisë Goce Sedloski i bindur: Ia dalim ndaj Egnatias
Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë vjen në një moment delikat për Vllazninë.
Shkodranët nuk fitojnë prej dy sfidash, duke koleksionuar një barazim dhe një humbje. Skuadra e Goce Sedloski mat forcat me Egnatian, kundërshtar ndaj të cilit këtë sezon nuk ka arritur që të triumfojë.
Vllaznia ka regjistruar dy humbje dhe një barazim, duke e kthyer 90 minutëshin e parë në një duel tepër interesant.
“Qëllimi është të kapim Europën siç kam folur me klubin. E kam thënë që çdo ndeshje është e rëndësishme. Ashtu si duam ne Europën, e do edhe Egnatia dhe ashtu jemi edhe në kampionat e jemi shumë afër. Do të jetë shumë interesante deri në fund. Duhet të mendojmë më vonë për ndeshjen e ardhshme. Mund të them se do të përpiqemi për ta arritur finalen e Kupës. Futbollin e sotëm e dini si është. Ashtu siç besoj te fitorja edhe trajneri i tyre beson por do të dalim fitimtarë”. pranoi Sedloski.
Sipas trajnerit, grupi po kalon një formë të mirë, gjithsesi nuk zbulon shumë nga formacioni që do hedh në fushë.