Trajneri De la Fuente e pohon: Po, disa titullarë do të pushojnë ndaj Shqipërisë

Një gjë të tillë e pranon dhe e konfirmon edhe trajneri Luis De la Fuente, i cili pas vlerësoi djemtë e tij për fitoren ndaj Italisë, komentoi shkurtimisht edhe përballjen me Shqipërinë e Sylvinhos.

“Sigurisht që duam t’i lëmë pushim disa lojtarë kundër Shqipërisë, por nuk duam t’u falim asgjë atyre. Do t’u jap mundësinë disa lojtarëve të pankinës për të treguar se sa të zotët janë”,- u shpreh trajneri i kombëtares “La Roja”.

Rodri, një ndër lojtarët më të fortë të mesfushës së Spanjës, i cili luan me Manchester Cityn do të mungojë në sfidën kundër Shqipërisë për shkak të kartonëve.