Tragjike, nëna mbyt tre fëmijët e saj

Një nënë iu dorëzua autoriteteve në qytetin Sorook në rajonin e Kajros së Re të Egjiptit dhe rrëfeu se kishte mbytur tre fëmijët e saj, të moshës nëntë, tetë dhe gjashtë vjeç.

Sipas Al-Ahram, trupat e fëmijëve u dërguan në morg për një ekzaminim mjeko-ligjor për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes së tyre.

Uebsajti Masrawy raportoi se gruaja iu dorëzua policisë pasi i kishte mbytur fëmijët, duke pretenduar se vuante nga një çrregullim i rëndë mendor për shkak të vështirësive financiare. Trupat e fëmijëve u gjetën në dhoma të ndara të apartamentit, me shenja rreth qafës.

Prokuroria regjistroi dëshminë e disa fqinjëve, të cilët konfirmuan se nëna e fëmijëve kishte vuajtur së fundmi nga depresioni dhe një çrregullim psikotik, ndërsa kishte edhe vështirësi financiare që e pengonin të paguante tarifat e shkollimit të fëmijëve të saj.