Tragjike në Krujë/ Babai përplas aksidentalisht për vdekje vajzën 4-vjeçare
Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Krujë, ku automjeti i drejtuar nga shtetasi A.S. aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij 4-vjeçare në ambientet e biznesit të familjes.
E mitura është dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi që t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Qerekës pranë Krujës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi:
Krujë/Informacion paraprak.
Me datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të rastit.