Tragjike në Itali! Avioni bie në autostradë dhe shpërthen në flakë, humbin jetën 2 persona
Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali ku një avion u rrëzua në një autostradë. Avioni ra me shpejtësi teksa makinat po kalonin ndërsa shpërtheu në flakë, për pasojë humbën jetën dy persona.
Disa makina në rrugë u dëmtuan nga mbeturinat pasi avioni u rrëzua. Sipas Agjencisë Kombëtare Italiane të Aeronautikës dhe Hapësirës (AREU), dy viktimat u dogjën për vdekje pasi avioni u përfshi nga flakët pas përplasjes me tokën. Dy shoferë që po kalonin aty pranë kur avioni u rrëzua gjithashtu pësuan lëndime të lehta.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Disa automjete emergjence, zjarrfikës, karabinierë dhe policë trafiku janë në vendngjarje. Rrugët janë bllokuar plotësisht dhe trafiku në zonë është i prekur.
Viktimat janë avokati milanez Sergio Ravaglia, 75 vjeç, dhe partnerja e tij 60-vjeçare. Të dy vdiqën menjëherë, të djegur nga avioni që po digjej. Avioni, një Skyleader, ishte nisur nga Piacenza.
Ndërsa është pezulluar në të dy drejtimet në lidhjen autostradale Ospitaletto-Montichiari (Corda Molle), e cila lidh autostradën A4 me A21, pasi avioni ultra i lehtë u rrëzua në autostradë dhe u përfshi nga flakët.