Tragjike në Itali, 18-vjeçari shqiptar humb jetën në ditën e parë të punës
- 18 November, 2024
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali. Nga shpërthimi i një fabrike fishekzjarrësh në Campania, ka ndërruar jetë një 18-vjeçar shqiptar dhe dy binjakë 20-vjeçarë.
Për shqiptarin dhe dy viktimat e tjera ishte dita e parë e punës dhe në momentin kur ka ndodhur shpërthimi, sipas mediave italiane, ata kanë qenë duke ngrënë drekën.
Mësohet se fabrika ku ata punonin ishte e palicencuar dhe ishte e improvizuar në një banesë.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ