Tragjike në Durrës, turistja boshnjake mbytet në det
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në plazhin e Durrësit.
Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 13, një grua 66-vjeçare nga Bosnja dhe Hercegovina, S. T., dyshohet se është mbytur aksidentalisht teksa po lahej në det.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, viktima ndodhej në det kur dyshohet se ka humbur ndjenjat dhe nuk ka mundur të dalë në kohë në breg.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për përcaktimin zyrtar të shkakut të mbytjes.
Autoritetet pritet të marrin në pyetje dëshmitarë dhe të kryejnë ekzaminimet përkatëse për të zbuluar nëse bëhet fjalë për ndonjë problem shëndetësor apo faktor tjetër që mund të ketë çuar në humbjen e jetës së 66-vjeçares.