Tragjike në Brazil/ Balona me ajër të nxehtë merr flakë dhe rrëzohet, tetë viktima
- 21 June, 2025
Tetë persona humbën jetën të shtunën (21 qershor), kur një balonë me ajër të nxehtë mori flakë dhe u rrëzua në zonën Praia Grande, në shtetin Santa Catarina të Brazilit.
Lajmi u konfirmua me një postim në platformën X nga guvernatori lokal Jorginho Mello, i cili u shpreh i tronditur për tragjedinë.
“Jemi të gjithë të tronditur nga aksidenti me balonën në Praia Grande, mëngjesin e së shtunës. Ekipet e shpëtimit ndodhen tashmë në vendngjarje”, deklaroi ai.
Sipas informacioneve, në balonë ndodheshin gjithsej 21 persona, ndërsa janë shpëtuar 13 prej tyre.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ