Tragjike, ndërron jetë modelja e njohur, pak javë pas martese

Supermodelja britanike Georgina Cooper, ka vdekur tragjikisht në moshën 46-vjeçare në ishullin Kos të Greqisë, vetëm disa muaj pas dasmës së saj.

Të shumtë kanë qenë kolegët dhe emrat e njohur që kanë reaguar pas ngjarjes tragjike.

Nëna e një fëmije ishte me burrin e saj në Kos kur ajo vdiq, tha ish-agjenti i saj.

Dean Goodman i tha Daily Mail: Ajo e donte Greqinë dhe më tha se do të kthehej me burrin e saj, por vdiq tragjikisht atje dy javë më parë.

“Georgina nuk ishte mirë gjatë Covid dhe kishte pasur disa probleme shëndetësore. Ajo sapo ishte martuar dhe mezi priste jetën e saj. Të gjithë janë të shkatërruar. Ajo ishte një superstar i vërtetë”, tha Goodman.

Check Also

Dashuria për qytetin pas katastrofës: Pamjet dramatike nga Valencia tregojnë shpirtin e banorëve!

Pas përmbytjeve katastrofike që goditën qytetin e Valencias në Spanjë, banorët tregojnë me çdo mënyrë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *