Tragjike! Humb jetën djali 2- vjeçar pasi u la brenda makinës gjatë vapës përvëluese në Spanjë
Një tragjedi ka ndodhur në veri të Spanjës, ku një djalë dyvjeçar u gjet i vdekur brenda një makine të parkuar.
Sipas mediave vendase, vala e të nxehtit duket se është një faktor kontribues. Ndërsa raportohet se babai i fëmijës ishte i pakujdesshëm dhe e la fëmijën brenda makinës për disa orë, në vapën përvëluese që Katalonja po përjeton prej ditësh. Brigada e zjarrfikësve mori një alarm menjëherë pas orës tre dhe një autopsi do të përcaktojë nëse temperaturat e larta brenda automjetit shkaktuan vdekjen e tij.
Djali i vogël me sa duket kishte qenë brenda makinës për disa orë kur mbërriti brigada e zjarrfikësve dhe nxori trupin e tij të pajetë nga automjeti. Forca policore rajonale e Mossos d’Esquadra ka hapur një hetim për të sqaruar rrethanat e asaj që duket të jetë pakujdesi nga ana e babait, i cili duhet të shpjegojë pse e la fëmijën vetëm dhe brenda makinës.
Automjeti ishte parkuar në një zonë industriale të Valls, ku temperatura e jashtme ishte 37C. Temperatura brenda automjetit të mbyllur do të kishte qenë dukshëm më e lartë.