Tragjike, 19-vjeçari shqiptar goditet për vdekje nga treni në Itali, zjarrfikësit ja nxjerrin trupin të copëtuar
Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali ku një 19-vjeçar shqiptar u godit për vdekje nga një tren ndërsa po kalonte shinat, në stacionin Cesate, në zonën e Milanos.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:30: i riu mbeti i bllokuar nën trenin që shkonte për në Malpensa dhe nuk kishte asgjë që mund të bëhej për të.
Në vendngjarje ndërhynë 118 mjekë të shpejtë dhe zjarrfikës, të cilët nxorën trupin e pajetë dhe të copëtuar.
Policia hekurudhore shqyrtoi imazhet nga kamerat e sigurisë nga të cilat doli se 19-vjeçari po ecte mbi shina, me sa duket për të kursyer kohë ndërsa arrinte te miqtë e tij që po e prisnin jashtë stacionit.