Tragjike/ 12-vjeçari nga Korça humb jetën në spital, dyshohet për komplikacione shëndetësore
Një 12-vjeçar nga fshati Pocestë ka ndërruar jetë në një spital të Tiranës pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. I mituri, nxënës i klasës së 7-të në shkollën e fshatit Vashtëmi, u transportua fillimisht në urgjencën e Korçës me simptoma të tensionit të lartë.
Pasi u kryen ekzaminimet e para, mjekët vendosën ta dërgojnë me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar. Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 12-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.
Policia dhe autoritetet shëndetësore po hetojnë shkaqet e ndarjes nga jeta të të miturit, ndërsa ngjarja ka tronditur komunitetin lokal.