Tragjedia në Shkodër/ Erdgysi merr leje për varrimin e fëmijëve


Trupat e fëmijëve do të përcillen në banesën e fundit në praninë e babait që ka marrë leje nga burgu.

Alma Arrazi, nëna e tre fëmijë që dyshohet se u vetëhodh së bashku me 3 të vegjlit e saj në lumin Buna, do të prehet larg tyre. Kjo për shkak se familjarët e Almës, kanë tërhequr mbrëmjen e djeshme trupin nga morgu, dhe e kanë dërguar atë në qytetin e Durrësit, ku do të bëhet dhe ceremonia mortore. Ndërkohë që trupat e 3 fëmijëve pritet që të varrosen sot në qytetin e Shkodrës.

Bashkëshorti i Almës dhe babai i 3 fëmijëve të ndjerë, Erdgys Arrazi, ka marrë leje nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të dy fëmijëve.

Trupi i Almës dhe djalit 3-vjeçar u gjetën mbrëmjen e ndjeshme, duke përmbyllur kështu dhe operacionin e kërkimit në lumin Buna, që zgjati për 3 ditë. Alma Arrazi dhe 3 fëmijët e saj dyshohet se janë vetëhedhur në lumë në datën 2 Maj, ndërkohë që një ditë më vonë u deklaruan të zhdukur në polici nga ana e babait të tyre Erdgys Arrazi. Ky i fundit mbahet nën masën e arrestit me burg, nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes.

Sipas prokurorisë dhe policisë, Erdgys Arrazi ka ushtruar dhunë psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, për shkak të lidhjeve jashtëmartesore që ai ka pasur. Teksa doli dje në ambientet e Gjykatës së Shkodrës, Arrazi nuk pranoi që të jepte asnjë deklaratë, duke thënë që ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

Check Also

Kina nuk do të dërgojë më fëmijë për birësim jashtë shtetit

Kina nuk do t’i dërgojë më fëmijët jashtë shtetit për birësim, duke përmbysur një rregull …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *