Tragjedia në resortin e skive në Turqi/ Mes viktimave, dhjetëra fëmijë dhe familje të tëra! Shpallet ditë zie kombëtare
Turqia është tronditur nga një ngjarje tragjike pas zjarrit shkatërrues që përfshiu hotelin 12-katësh Grand Kartal në Kartalkaya, një nga destinacionet më të njohura të skive në vend. Zjarri, i cili shpërtheu papritur, mori jetën e shumë personave, duke përfshirë dhjetëra fëmijë dhe disa familje të tëra. Për të nderuar viktimat, autoritetet turke kanë shpallur një ditë zie kombëtare.
Sipas raporteve të mediave turke, 76 persona ndodheshin në hotel në momentin e tragjedisë, përfshirë shumë fëmijë dhe të rinj. Shumë nga viktimat ishin pjesëtarë të të njëjtave familje, duke e bërë ngjarjen edhe më tronditëse.
•Familja Gültekin: Turkish Airlines konfirmoi vdekjen e Zehra Sena Gültekin, bashkëshortit të saj biznesmen Bilal Gültekin dhe tre fëmijëve të tyre. Gjithashtu, dy vëllezër të Bilalit, përfshirë Dr. Enes Gültekin dhe dentistin Dr. Kübra Tonguç Altın, humbën jetën bashkë me vajzën e tyre Alya. Në total, më shumë se 10 anëtarë të familjes Gültekin janë mes viktimave.
•Familja Tüzgiray: Stomatologu Dr. Yasemen Boncuk Tüzgiray, bashkëshorti i saj Dr. Erhan Tüzgiray dhe fëmijët e tyre Defne dhe Demir humbën jetën në këtë tragjedi.
•Familja Tokcan: Drejtues të kompanisë Inovat Energy Storage Solutions, Can Tokcan dhe vëllai i tij Atıl Enis Tokcan, bashkë me fëmijët Kemal dhe Atlas Kaan, ndërruan jetë.
•Familja Doğan: Ish-studentë të Kolegji Amerikan Tarsus, Mert Doğan dhe bashkëshortja e tij Duygu, humbën jetën bashkë me fëmijët e tyre Mavi dhe Doğa.
•Familja Güngör: Shoqata e Shkollave İELEV njoftoi vdekjen e Pelin Güngör, bashkë me nënën Burcu, babain Kıvanç dhe vëllain Kerem.
•Vedia Nil Apak, një notare 10-vjeçare nga klubi sportiv Fenerbahçe, ndërroi jetë bashkë me nënën e saj Ferda.
•Lalin Doğan, vajza 17-vjeçare e një biznesmeni të njohur, vdiq bashkë me nënën e saj Ceren Yaman Doğan.
•Alican Boduroğlu, motra e tij Elif Nas dhe nëna e tyre Ebru, u konfirmuan mes viktimave nga Kolegji TED i Stambollit.
•Dilara Ermanoğlu, një e re 24-vjeçare, ishte ndër viktimat. Babai i saj, i cili kishte shkuar në Bolu për ta kërkuar, pësoi një atak në zemër kur mësoi lajmin e hidhur.
•Profesor Dr. Atakan Yalçın, së bashku me vajzën Elif Derin, humbën jetën. Gruaja dhe vajza tjetër e tij arritën të shpëtonin.
Dita e zisë kombëtare
Presidenti i Turqisë ka shpallur një ditë zie kombëtare për të nderuar viktimat e kësaj tragjedie. Flamujt janë ulur në gjysmë shtizë, ndërsa mesazhe ngushëllimi kanë ardhur nga liderë ndërkombëtarë.
Hetimet për shkaqet e zjarrit vazhdojnë, ndërsa ngjarja ka lënë pas dhimbje të thellë dhe një boshllëk të madh në jetën e shumë familjeve. Kjo tragjedi ka ngjallur gjithashtu diskutime mbi sigurinë në objektet e mëdha turistike dhe masat parandaluese që duhen marrë për të shmangur ngjarje të ngjashme në të ardhmen.