Tragjedia në prag Krishtlindjesh në Gjermani/ Thellohet bilanci, shkon në 5 numri i të vdekurve dhe 205 i të plagosurve
- 21 December, 2024
Gjermania u trondit nga një sulm terrorist ku humbën jetën të paktën 5 persona dhe u plagosën 205 të tjerë të premten në mbrëmje.
Autoritet gjermane kanë arrestuar autorin e dyshuar, një mjek nga Arabia Saudite, i cili ka emigruar në Gjermani në vitin 2006.
Sulmi i së premtes vonë në Magedburg (20.12.) ka tronditur Gjermaninë dhe ka shkaktuar reagime të mëdha. Landi Saksoni-Anhalt shpalli ditë zie deri të hënën në mëngjes. Kancelari, Olaf Scholz pritet të vizitojë të shtunën vendin e ngjarjes. Scholz shkroi në X: “Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë krah tyre dhe pranë njerëzve në Magdeburg”. Kancelari gjerman shprehu falënderimin e tij për “forcat e përkushtuara të shpëtimit në këto orë ankthi”.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ