Detaje tronditëse janë zbuluar pas zjarrit shkatërrues që përfshiu një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, duke shkaktuar vdekjen e 59 personave. Sipas drejtoreshës së Spitalit të Koçanit, Kristina Serafimova, disa nga viktimat ishin të moshës së re, nga 14 deri në 24 vjeç.
Në spitalin e Koçanit po trajtohen aktualisht 20 persona me lëndime të lehta, ndërsa të plagosurit në gjendje më të rëndë janë transportuar drejt Shtipit dhe Shkupit për ndihmë mjekësore më të specializuar. Autoritetet kanë identifikuar deri më tani vetëm viktimat që kishin me vete letërnjoftime.
Ngjarja tragjike ndodhi gjatë një koncerti në një lokal nate, ku më shumë se 100 persona mbetën të lënduar. Një numër i madh viktimash humbën jetën në vendngjarje, ndërsa disa të tjerë ndërruan jetë në spital. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj tragjedie.