Tragjedia me 57 viktima në Tempe, Greqia përfshihet nga greva, bllokohen pikat e kalimit kufitar
Greqia është përfshirë nga një grevë e përgjithshme sot, në nderim të 57 viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur dy vjet më parë, kur dy trena u përplasën në Tempe. Punonjës të sektorit publik dhe privat kanë lënë punën dhe kanë organizuar protesta në të gjithë qytetet e Greqisë, ku pritet të zhvillohen 244 tubime sindikatash.
Protestuesit kërkojnë gjetjen dhe dënimin e përgjegjësve për aksidentin që shkaktoi vdekjen e 57 personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve.
Greva ka përfshirë edhe disa pika doganore, përfshirë Kakavijën, Qafë Botën dhe 3 Urat. Puna është pezulluar që nga ora 7 e mëngjesit dhe do të vazhdojë deri në orën 23:00, sipas orës lokale. Qarkullimi do të lejohet vetëm për ambulanca dhe mjetet funerale, ndërsa në Kakavijë do të lejohet edhe kalimi i këmbësorëve.