Tragjedia me 51 viktima, kryeministri maqedonas: Humbje e pariparueshme!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickosk ka shprehur trishtimin  për tragjedinë si pasojë e zjarrit në një klub nate në orët e para të së dielës.

Ai ka thënë se humbja e kaq shumë jetëve të të rinjve është “e pariparueshme” dhe ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen dhe miqtë e atyre që humbën jetën nga flakët.

U bëj thirrje të gjitha institucioneve kompetente, shërbimeve shëndetësore, policisë, autoriteteve lokale, që të marrin masa urgjente për të ndihmuar të lënduarit dhe për të mbështetur familjet e prekura.

“Gjatë ditës, pas shqyrtimit të rrethanave nga institucionet kompetente, do t’i drejtohem publikut me më shumë informacion për hapat e ndërmarrë”, shkruan ai në rrjetet sociale.