Tragjedia me 179 viktima në Korenë e Jugut! SHBA do të ndihmojë Seulin në hetimet për shkakun e rrëzimit të avionit
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Aviacionit të SHBA-ve (NTSB) do të dërgojë një ekip ekspertësh amerikanë për të ndihmuar autoritetet e Koresë së Jugut në hetimet e tyre për rrëzimin e aeroplanit Jeju Air në qytetin e Muan.
NTSB tha në deklaratën e saj se në hetim do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Boeing dhe Administrata Federale e Aviacionit (FAA).
Ditën e sotme një avion plot me pasagjer shpërtheu në flakë pasi doli nga pista në një aeroport të Koresë së Jugut dhe u përplas në një mur betoni.
Shumica e 181 personave në bord vdiqën në një nga fatkeqësitë më të rënda të aviacionit të vendit. Avioni i kompanisë Jeju Air u rrëzua gjatë uljes në qytetin Muan, rreth 290 kilometra në jug të Seulit.
Ministria e Transportit tha se bëhet fjalë për një avion 15-vjeçar Boeing 737-800 që po kthehej nga Bangkoku dhe se përplasja ndodhi në orën 9:03 të mëngjesit sipas kohës lokale.
Dy persona llogariteshin të zhdukur rreth nëntë orë pas incidentit. Mes 179 trupave të gjetur, zyrtarët deri më tani kanë identifikuar 57 prej tyre, tha agjencia e zjarrfikësve. Udhëtarët ishin kryesisht nga Koreja e Jugut, si dhe dy shtetas tajlandez.
Agjencia zjarrfikëse dërgoi në vendin e ngjarjes 32 kamionë dhe disa helikopterë për të vënë flakët nën kontroll. Rreth 1,570 zjarrfikës, policë, ushtarë dhe zyrtarë të tjerë u dërguan gjithashtu në vend, sipas agjencisë zjarrfikëse dhe ministrisë së Transportit.
Pamjet e përplasjes të transmetuara nga kanalet televizive të Koresë së Jugut shfaqën avionin e kompanisë Jeju Air duke rrëshqitur nëpër pistën e aeroportit shpejtësi të madhe, me sa duket me mjetet e uljes ende të mbyllura, duke kapërcyer pistën dhe duke u përplasur me një mur betoni dhe duke shpërthyer. Stacione të tjera televizive lokale transmetuan pamje me shtëllunga të dendura tymi të zi që dilnin nga avioni, i cili u përfshi nga flakët.
Ai tha pos shqyrtohen mundësi të ndryshme rreth asaj që e shkaktoi rrëzimin, duke përfshirë mundësinë që avioni ishte përplasur me zogj.