Tragjedi në Vlorë, vdes 38-vjeçari teksa punonte në aeroport

Një 38-vjeçar ka humbur jetën në terminalin e aeroportit të Vlorës, teksa po punonte.

Viktima, i identifikuar si Dorian Hasani ka rënë në momente pune. Nga plagët e rënda ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në fshatin Akërni, në ambientet e aeroportit të Vlorës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia, gjatë punimeve në terminal, shtetasi D. H., 38 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rastit, do të merren në pyetje shtetasit përgjegjës për punimet në aeroport.