Tragjedi në Uashington/ Tre motra të vogla gjenden të vdekura, babai i tyre në arrati akuzohet për vrasjen e tyre
Tre vajza të mitura u raportuan të zhdukura dhe më pas u gjetën të vdekura në Uashington. Babai i tyre dyshohet si autori i vrasjes dhe është shpallur në kërkim.
Policia të martën kërkoi ndihmë nga publiku për të gjetur babain e vajzave, Travis Decker, 32 vjeç. Ai kërkohet për tre akuza për vrasje dhe rrëmbim, tha Departamenti i Policisë së Wenatchee.
Nëna e vajzave – të cilat u identifikuan nga KIRO-TV e lidhur me CBS si Paityn 9-vjeçare, Evelyn 8-vjeçare dhe Olivia 5-vjeçare – raportoi në polici të premten se babai i tyre nuk i ktheu ato pas një vizite të planifikuar, tha policia.