Tragjedi në qendër të Lushnjës! E reja i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Lushnjës, ku një vajzë e re ka humbur jetën pasi është hedhur nga një pallat.

Sipas informacioneve paraprake, e reja nuk ishte banore e pallatit nga ku vendosi t’i japë fund jetës. Identifikimi i saj është i vështirë për shkak të dëmtimeve të rënda që ka pësuar nga rënia, e cila i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Menjëherë pas ngjarjes, policia dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit të Lushnjës për autopsi, ndërsa policia po vijon hetimet dhe po analizon pamjet nga kamerat e sigurisë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.